Deputeti i AAK-së kërkon që të mos u paguhet borxhi i Xhakës dhe Shaqirit

Deputeti i AAK-së kërkon që të mos u paguhet borxhi i Xhakës dhe Shaqirit

Gatishmërinë e disa politikanëve kosovarë që të dhurojnë para për të paguar dënimin që FIFA u ka shqiptuar Xhakës dhe Shaqirit për shkak të festimit me shqiponjë për golat që ia shënuan Serbisë, nuk po e sheh si diçka të mirë deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, shkruan Periskopi.

Sipas tij ky dënim është shumë më i rëndë dhe e tejkalon aspektin financiar.

“Janë dënuar dy futbollistë për shkak të shpërfaqjes së flamurit të tyre”, është shprehur Nitaj, shkruan Përiskopi.

Megjithatë ka qenë bashkëpartiaku i Nitajt, deputeti Gani Dreshaj, i pari që ka shprehur gatishmëri për të paguar dënimin e Xhakës dhe Shaqirit.

Dreshaj ka thënë që do t’ua paguaj dënimin, sa herë që ata të festojnë gola me shqiponjë.

Reagimi i plotë i Nitajt:

Vec dy fjale per denimin e Xhakes e Shaqirit.

Mos u ofroni pare se u bete hore, sepse denimi nuk eshte ceshtje e 10-15 mije frankave!

Denimi eshte shume me i rende se kaq. Jane denuar dy futbollistë per shkak te shperfaqjes se flamurit te tyre!

MN

Shpërndaje në: