Deputeti opozitar, Kurtit: Boll na fole për 20 vitet e kaluara, e ke pushtetin absolut në dorë – vepro

Deputeti opozitar, Kurtit: Boll na fole për 20 vitet e kaluara, e ke pushtetin absolut në dorë – vepro

Kryeministri Albin Kurti po kritikohet nga opozita se nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike. Ferat Shala i PDK-së, ia ka kujtuar kryeministrit Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – sic e quan – retorikën boshe për 20 vitet e kaluara.

“Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij, në rregull pra, i ka kërkuar ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë, vend gjysëm i izoluar, me ekonomi të spotuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë. Asnjë projekt i ri as i vjetër. Kryeministri na sjell retorikën mbi 20 vjecare boshe për të kaluarën.  Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të rritur. Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet nëse ka pasur në të kaluarën. Të gjitha resurzet e këtij vendi i ke në dorë kryeministër”, tha Shala./Periskopi

Shpërndaje në: