Deputetja Deliu për gjuhën e Kurteshit: Për keqardhje, kjo mendësi e njëson partinë me shtetin

Deputetja Deliu për gjuhën e Kurteshit: Për keqardhje, kjo mendësi e njëson partinë me shtetin

Deputetja e Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar për akuzat që i ka bërë përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi në mbledhjen e sotshme për vjedhje votash ndaj partive tjera.

Ajo thotë se tentimi për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.

Sipas saj një mendësi se “zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.’

Postimi:

Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ.

Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.

Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.

Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.

Shpërndaje në: