Deputetja me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

Deputetja me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Sipas IKSHPK’së, personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.

Por, Hoxha sot ka dalë para banesës së saj që të marrë rentgenin e mushkërive dhe është bërë lajm në media se si e ka thyer masën e izolimit.

Fakte Plus ka publikuar fotografitë e Hoxhës duke pritur para banesës.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Hoxha e cila ka treguar edhe arsyen se pse ka dalë jashtë, dhe se sipas Hoxhës, po të kishte dalur pë kafe, do ta kishte bërrë publik, sic edhe po bëjnë shumë tjerë, ka shkruar ajo.

Ja statusi

Shpërndaje në: