Derbi mes Manchester United e Atalanta, formacionet e mundshme

Derbi mes Manchester United e Atalanta, formacionet e mundshme

Sot, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës italiane Atalanta, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje, Manchester United rikthehet nga humbja me rezultat 4:2 kundër Leicester, kurse Atlanta rikthehet nga fitorja 4:1 kundër skuadrës së Empolit, përcjell KosovaPress.

Pas dy xhirove të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, në Grupin F “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e tretë me vetëm tre pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Young Boys në vendin e dytë, kurse skuadra e Atalantas pozicionohet në vendin e parë në tabelë me gjithsej katër pikë të arkëtuara.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve sot, ku për Manchester United nuk do të paraqiten Diallo, Martial dhe Raphael Varane, kurse te Atalanta do të mungojnë Djimshiti, Gosens, Hateboer, Pessina dhe Toloi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Ronaldo

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Palomino, Demiral, Toloi; Zappacosta, Freuler, De Roon, Maehle; Malinovskyi, Ilicic; Zapata

Grupi F

21:00 Manchester United – Atalanta (Stadiumi Old Trafford)

Shpërndaje në: