Dërguti: Nëse do kemi ‘Qeveri Kurti 3’, do të jetë e pakicave

Dërguti: Nëse do kemi ‘Qeveri Kurti 3’, do të jetë e pakicave

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se nëse sot do të votohet “Qeveria Kurti 3”, ajo, sipas saj, do të jetë qeveri e pakicave.

Në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e Qeverisë, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

“Konstalacioni aktual i këtij Kuvendi, është që nëse do të kemi Qeveri Kurti 3, do të jetë qeveri e pakicës, e pakicës shqiptare, dhe pakicave të tjera. Pra duke i përjashtuar votat e shumicës shqiptare”, u shpreh Dërguti.

Mes tjerash, Dërguti thotë se edhe shkuarja në zgjedhje të reja, përbën interes për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin./Periskopi

Shpërndaje në: