Dëshmitarët tregojnë si e nxorën të riun nga liqeni i Radoniqit, por nuk mbijetoi

Periskopi.com Lajme

Një i ri nga fshati i Rastovicë i Deçanit, ka humbur dje jetën tragjikisht.

Azgon Selmanaj ka vdekur dje në Liqenin e Radoniqit. Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së Time Kadrijaj

Ndërsa, policia njoftoi se dëshmitarë të rasti kanë arritur të nxjerrin viktimën nga liqeni, teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Shpërndaje në: