Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës: E kanë zhvarrosur një trup që kishte duart e këmbët e thyera si dhe plumba në shpinë

Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës: E kanë zhvarrosur një trup që kishte duart e këmbët e thyera si dhe plumba në shpinë

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale është duke dëshmuar tashmë dëshmitari i tetë i mbrojtur në rastin e Salih Mustafës.

Ai është duke folur për e zhvarrimin e një trupi, për të cilin tha se e kanë zhvarrosur bashkë me persona të tjerë dhe kanë vërejtur se i kishte këmbët e duart e thyera.

“Kur e kena kap, u dokshin kamtë e durtë që i ka të thyme”, ka thënë ai.

Dëshmitari ka deklaruar se prapa shpinës së trupit që kanë zhvarrosur kanë parë vrimat e bëra nga plumbat.

“Edhe plumbat prapa shpinës, i kena pa birat që i ka pas plumbat”, ka thënë dëshmitari, e shtoi se trupin e kanë zhvarrosur dhe e kanë futur në arkivol.

Prokurorja Valeria Bolicci e ka pyetur nëse herën e dytë kur kanë shkuar kanë parë ndonjë hollësi apo diçka tjetër lidhur me trupin e dytë që ishte në të njëjtin varr, kurse dëshmitari e ka mohuar këtë.

Ai bëri të ditur se të dy trupat ishin të mbështjellë me nga një batanije dhe se nuk i kujtohet nëse trupi tjetër ishte i një femre apo një mashkulli.

Shpërndaje në: