Detaje të reja: Mësohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë

Detaje të reja: Mësohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë

Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë, shkruan Periskopi.

Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, duke përfshirë edhe policë, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.

Siç raporton vijesti.me tragjedia  filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke mos kursyer as fëmijët.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe gjendja e tij është stabile.

 

Shpërndaje në: