Dhjetëra pacient nuk dorëzojnë dëshmi të faturave për shërimin që ua mbuloi Fondi për Sigurimin Shëndetësorë

Dhjetëra pacient nuk dorëzojnë dëshmi të faturave për shërimin që ua mbuloi Fondi për Sigurimin Shëndetësorë

Zyra Kombëtare e Auditimit-ZKA, ka publikuar Raportin e auditimit për pasqyrave financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2021. ZKA ka gjetur mos arsyetim të mjeteve për trajtimet mjekësore të subvencionuara, shkruan Periskopi.

Nga 88 mostrat që ka testuar auditori në vlerë prej 4,827,966 euro tek rastet e rregullta ose jo urgjente, vetëm 55 pacientë kanë dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk kanë dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencionuar nga FSSH.

“Vlera financiare për rastet të cilat nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit është 446,429€. Kjo kishte ndodhur për shkak të neglizhencës nga palët përfituese për t’i ofruar dëshmitë pas trajtimeve të kryera në lidhje me shpenzimet e ndodhura, si dhe mungesës së një mekanizmi detyrues i cili i obligon palët të sjellin faturat për shërbimet shëndetësore të subvencionuara kjo pasi që UA nuk specifikon në mënyrë decidive një detyrim të tillë. FSSH në vazhdimësi kishte ndërrmarrë veprime për inicimin e ndryshimit të këtij udhëzimi, por deri më tani kjo nuk ishte konkretizuar”, thuhet në raportin e auditorit.

Mungesa e një strategjie të qëndrueshme dhe të qartë për arsyetimin e plotë të shpenzimeve për TMJIPSH, sipas auditorit shkakton vështirësi në menaxhimin e parregullta apo   për shërbimet që nuk janë pranuar

Sipas Udhëzimit Administrativ (UA) 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJISHP) neni 5.5 “Drejtori i Fondit lëshon fletë zotimin për mbulim të shpenzimeve për trajtimin mjekësor sipas kritereve të përcaktuara me këtë UA”. Sipas fletë zotimit FSSH zotohet për përmbushje të obligimit financiar ndaj institucionit në momentin e përfundimit të procedurave administrative në bazë të fletë lëshimit dhe të faturës së shpenzimeve nga institucioni.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

Fondi zbaton politikat për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe mbrojtjes nga rreziku financiar i popullatës, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. /Perikopi/

Shpërndaje në: