Dhjetëra të vrarë pasi rebelët e sulmuan me raketa paradën ushtarake (Video)

Dhjetëra të vrarë pasi rebelët e sulmuan me raketa paradën ushtarake (Video)

Të paktën 32 njerëz kanë vdekur pas një sulmi nga rebelit Houthi mbi paradën ushtarake në Jemen.

Parada në qytetin bregdetar të Adenit ishte shënjestruar me raketa dhe me një dron të armatosur, ka thënë kanali i drejtuar nga rebelët e lëvizjes Houthi.

Adeni është vendi i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Rebelët kanë thënë se parada ushtarake ishte pjesë e përgatitjeve nga forcat pro-qeveritare e që do të sulmonin territoret e kontrolluara prej tyre në veri të qytetit.

Por, Qeveria ka thënë se ishte një ceremoni e diplomimit për ushtarët e rinj të rekrutuar, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Trupat ishin shpërndarë nëpër tokë pas sulmit dhe ushtarët ishin parë duke qenë, i ka thënë një dëshmitar agjencisë së lajmeve Reuters. Edhe një komandant i lartë raportohet se është vrarë.

Po ashtu, raportohet se edhe dhjetëra qytetarë të thjeshtë ishin plagosur. /Periskopi

Shpërndaje në: