Dhunoi një vajzë derisa ishte në lirim me kusht për një dhunim tjetër: Akuzat horror drejt Benjamin Mendyt

Dhunoi një vajzë derisa ishte në lirim me kusht për një dhunim tjetër: Akuzat horror drejt Benjamin Mendyt

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy mbeti nën arrest pasi u paraqit në gjykatë si i akuzuar për KATËR raste të dhunimit seksual.

Mbrojtësi francez akuzohet për kryerje të akteve dhunuese kundër tri grave, përfshirë njërës nën moshën 18-vjeçare, sipas asaj që u tha në gjykatë të premten, transmeton Periskopi.

Një prej dhunimeve seksuale besohet të ketë ndodhur në shtëpinë e Mendy këtë javë, derisa ai ishte i liruar me kusht për raste të tjera të dhunimit seksual, u tha ndër të tjerësh në gjykatë.

Tri rastet e tjera datojnë nga tetori i vitit 2020.

Mendy do të kalojë të paktën fundjavën e festës bankare në paraburgim, pasi një gjyqtar refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Seanca e tij e ardhshme gjyqësore është më 10 shtator dhe ai mund të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në këtë datë, vetëm nëse ekipi i tij ligjor apelon kundër vendimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: