Dialogu i mbyllur PDK-LDK dhe AAK-Nisma

Dialogu i mbyllur PDK-LDK dhe AAK-Nisma

Përfaqësues të partive opozitare, AAK dhe Nisma, janë ulur, javën e kaluar, në një tavolinë me përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së, në një takim të mbyllur për publikun, nën organizim të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të vëzhguar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ky dialog i mbyllur pozitë- opozitë, për të cilin burimet e “Kohës Ditore” thonë se ka trajtuar mundësitë për tejkalimin e krizës aktuale, duket të jetë shenjë për ndryshimin e qëndrimit të deritanishëm të AAK-së dhe Nismës, të cilat ka kohë që kanë thënë se nuk ulen në një tryezë me partitë në pushtet, derisa nuk anulohen marrëveshja për asociacionin dhe ajo për demarkacionin, dhe derisa nuk ka dakordim për zgjedhje të parakohshme.

Dy përfaqësues të AAK-së dhe dy të Nismës janë ulur bashkë me dy përfaqësues të PDK-së dhe dy të LDK-së, në takimin që është organizuar nga OJQ-të “Balkans Group” dhe “Demokracia për Zhvillim”, e ku prezentë ishin edhe përfaqësues të BE-së, SHBA-së dhe Gjermanisë, ka marrë vesh “Koha Ditore” nga burime të ndryshme.

Shpërndaje në: