Digjet kulmi i një shtëpie në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një zjarr ka shpërthyer sonte te Parku i Qytetit në Prishtinë ku për pasojë është djegur kulmi i një shtëpie.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Latif Zeka, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 21.30.

Ai tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin, shkaqet e shpërthimit të të cilit ende nuk dihen.

“Është djegur kulmi i një shtëpie. Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e tij”, ka thënë Zeka, duke shtuar se për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

Shpërndaje në: