Dinamo e Zagrebit me shumë mungesa në ndeshjen ndaj Shkupit

Dinamo e Zagrebit me shumë mungesa në ndeshjen ndaj Shkupit

Skuadra e Shkupit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Champions League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kroaci përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.

Dinamo Zagreb do të ketë dy mungesa të mëdha për këtë duel.

Josip Sutal dhe Kevin Theophile-Catherine janë dy lojtarët që do të mungojnë nesër.

Kevin Theophile-Catherine luajti 75 minuta në takimin ndaj Shkupit, kurse Josip Sutal vetëm 15 minuta, pasi u detyrua të largohej pas dëmtimit.

Ndeshja mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb luhet nesër nga ora 21:00.

Shpërndaje në: