Distria Krasniqi e bronztë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi e bronztë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.

26-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Në finale për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Paraprakisht, xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.

Krasniqi u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ippon në rrethin e tretë.

Shpërndaje në: