Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Xhudistja kosovar, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë në Antalya 2019, duke fituar luftën ndaj xhudistes kazake, Otgontsetseg Galbadrakh.
Distria e fitoi luftën me Ippon dhe e përfundoi për 2:57 sekonda.
Distria triumfoi me Ippon në kategorinë -48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh. Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij vit.

Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten japoneze Yujeong Kang me ippon, duke i siguruar Kosovës.
Ndërsa, Distria në çerekfinale e mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov, të cilën e mposhti me ippon.
Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë.
Vlen të theksojmë se Distria ishte garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne



