Dita e BUXHETIT, ka më shumë se një orë që nuk po mblidhen deputetët

Dita e BUXHETIT, ka më shumë se një orë që nuk po mblidhen deputetët

Ka disa javë që kanë filluar pakënaqësitë mes dy partnerëve të koalicionit PDK-LDK, në lidhje me buxhetin.

Pavarësisht kërcënimeve se do të prishet edhe koalicioni e se PDK-ja nuk do e votojnë ai kaloi të enjten në lexim të parë, raporton Periskopi

Por, pas kësaj u paralajmërua se më orën 21:00 do të vazhdojë seanca e paraparë të shqyrtohet leximi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017, kjo ende nuk po ndodh, as pas më shumë se një orë e gjysmë.

Periskopi.com raporton se nuk po arrijnë të mbledhin deputetët për të filluar vazhdimin e seancës, datë kjo që konsiderohet vendimtare për vendin, ngase vendoset për buxhetin.

E gjatë ditës, kritikat nuk munguan për këtë projektligj, jo vetëm nga opozita, por edhe nga pozita.

Ndërkohë, kritikave të opozitës për disa çështje rreth buxhetit për vitin e ardhshëm, iu përgjigj ish ministri i financave, tani deputet i PDK-së, Besim Beqaj, i cili tha se shumë çështje do të rregullohen me amendamente në leximin e dytë.

E nëse ndodh kjo që Beqaj e tha, buxheti i vitit 2017, do ta ketë edhe votën e AAK-së.

Ndërkohë, sipas qeverisë, ky buxhet do të jetë me i madhi në historinë e shtetit të Kosovës, e kjo tregohet edhe në këtë grafike ku janë paraqitur buxhetet që nga viti i shpalljes së pavarësisë./ Periskopi

Shpërndaje në: