Dita e tretë pa Ronaldon në stërvitje: E paqartë e ardhmja e tij te United

Dita e tretë pa Ronaldon në stërvitje: E paqartë e ardhmja e tij te United

Sipas “GOAL”, për të tretën ditë me radhë, ylli portugez Cristiano Ronaldo, nuk është paraqitur në stërvitjet parasezonale me Manchester United.

Besohet se Ronaldo po vazhdon me pretekstin se është duke u marrë me çështje personale familjare, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, gjiganti anglez, Manchester United ende nuk e ka të qartë nëse Ronaldo dëshiron të bashkohet në ndeshjet parasezonale apo jo.

Në sezonin që shënoi rikthimin e tij në Premier Ligë, Cristiano Ronaldo arriti të bëjë 38 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 24 gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në: