Djali jashtëmartesor i Maradonës në spital, argjentinasi poston fotot më të ëmbla me nipin
Djali i legjendës argjentinase, Diego Armando Maradonës, është shtrirë në spital pasi pati komplikime të rënda nga koronavirusi, transmeton Periskopi.
34-vjeçari, i lindur nga lidhja jashtëmartesore e babait të tij me një modele italiane Cristiana Sinagra, po përballet me probleme shëndëtësore, teksa i ati, Maradona ka postuar fotografi me djalin e Fernandos, nipin e tij – me mbishkrimin ‘më mungon shumë baba’.


Thuhet se gjendja e Diego Jr është përmirësuar së fundi, por ai mbetet ende në Spitalin Cotugno në Napoli.
Kujtojmë se, Maradona nuk e njohu publikisht Diego Jr si djalin e tij deri në gusht 2016 gjatë një ribashkimi emocional në shtëpinë e tij në Buenos Aires. Ata tani flasin rregullisht dhe takohen sa më shpesh që të munden. /Periskopi



