Dokumentari tregon momentin kur Messit i kërkohet të tregojë respekt gjatë ndeshjes me Liverpoolin
Kanë filluar të publikohen pamje nga një dokumentar i UEFA-s, aty ku i kërkohet Lionel Messit të tregojë më shumë respekt nga gjyqtari.
Seritë e quajtura “Njeriu në Me”, do të lansohet në muajin dhjetor, derisa në të është përfshirë dueli mes Barcelonës dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në vitin 2019.
Një pjesë është nga takimi i parë që skuadra katalunase e kishte fituar 3-0, derisa në të dytën kishte humbu 4-0 në Anfield Road.
Messi ishte akuzuar për humbje kohë gjatë takimit të parë, ndërsa gjyqtari Bjorn Kupers i kishte thënë atij: “Messi, hajde, trego pak respekt. T’i gjithmonë e bënë këtë (humbë kohën)”, dëgjohet t’i thotë gjyqtari, argjentinasit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte një paraqitje magjike, pasi në atë natë shënoi dy herë, derisa goli nga gjuajtja e lirë e la Alisson Beckerin të shtangur.



