Dorëhiqet ky kryetar partie shqiptare
Kryetari i Aleancës Popullore për Drejtësi, Bilal Kola bën me dije dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i saj.
Përmes një shkrimi sqarues Kola thotë se partia e tij ka qenë pre e vjedhjes së votave, por ky fakt nuk e zben përgjegjësinë personale për humbjen.
REAGIMI:
Te dashur Miq!Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!
Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD.
Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!
Me mirenjohje te thelle,
Juaji Bilal Kola




