Dramë në pallatin britanik: Princi Charles e lë pa asgjë vëllain e tij, ia heq edhe titullin e princit

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles e lë pa asgjë vëllain e tij, ia heq edhe titullin e princit

Mbreti Charles i Britanisë i ka hequr vëllait të tij më të vogël, Andrew, titullin e princit dhe e ka detyruar të largohet nga shtëpia e tij pranë Kështjellës Windsor, tha Pallati Buckingham të enjten, duke e ndëshkuar për lidhjet e tij me abuzuesin seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.

Andrew, 65 vjeç, vëllai më i vogël i Charles-it dhe djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, është përballur me presion gjithnjë në rritje për sjelljen e tij dhe lidhjet me Epstein, dhe më herët këtë muaj u detyrua të ndalojë përdorimin e titullit “Duka i York-ut.”

Charles tani e ka përshkallëzuar veprimin e tij ndaj Andrew-t duke ia hequr të gjitha titujt, duke e lënë të njihet vetëm si Andrew Mountbatten Windsor, raporton Reuters.

Në deklaratën e Pallatit Buckingham thuhet se Andrew-t tashmë i është dorëzuar edhe një njoftim zyrtar për të dorëzuar qiranë e rezidencës së tij Royal Lodge në pronën e Windsor-it, në perëndim të Londrës, dhe se ai do të zhvendoset në një banesë private alternative në lindje të Anglisë.

Pallati thotë se mendimet janë me viktimat e abuzimit

“Këto masa ndëshkuese konsiderohen të domosdoshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij,” tha pallati.
“Madhëritë e tyre dëshirojnë të bëjnë të qartë se mendimet dhe ngushëllimet e tyre më të thella kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.”/Periskopi/

 

Shpërndaje në: