Dramë në Shqipëri: Emigrantët arratisen nga autobusi policor (Video)

Dramë në Shqipëri: Emigrantët arratisen nga autobusi policor (Video)

Një ngjarje dramatike është regjistruar ditën e sotme në Pogradec.

Policët kanë ndaluar një furgon të mbushur me klandestinë në mes të rrugës, por ata u kanë ikur nga duart zyrtarëve policorë.

Në pamjet e transmetuara nga mediat në Shqipëri, një prej policëve shihet sipër mjetit dhe ndërsa zbret poshtë klandestinët fillojnë të shkelmojnë derën e pasme të kombibusit derisa e hapin.

Edhe pse polici ka armë në dorë dhe ua drejton në një moment, ata nuk janë trembur, madje janë larguar me shpejtësi nëpër qytet.

Megjithatë arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi më vonë janë kapur nga policia.

Shpërndaje në: