Drejtori i KEK’ut paralajmëron ardhjen e ekspertave tjerë: Do të vijnë edhe dy-tre ekspertë

Drejtori i KEK’ut paralajmëron ardhjen e ekspertave tjerë: Do të vijnë edhe dy-tre ekspertë

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka dhënë disa informacione shtesë lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova.

Ai ka thënë se nuk ftojë individ specifikisht por e kontraktojnë kompaninë “General Electronic” për prishjet eventuale kurdo që ata ndodhin.

Për gjermanin e shumëpërfolur ai ka thënë se nuk është vetëm ai por ndërkohë do të vijnë edhe dy-tre të tjerë.

“Ne zakonisht nuk punojmë me individ, kompania “General Electronic” që është kontraktuar është prodhuese e turbinës dhe rotorit dhe është kompani që kemi vazhdimisht kontakt me ta për prishjet që bëhen tek ne”.

“Nuk është vetëm një ekspert gjatë kohës do të vijnë edhe dy-tre të tjerë”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka treguar se është dashur të ftohen ekspertë nga jashtë meqë Kosova nuk ka eksperta për prishje të tilla.

“Askush nuk ka ekspertë të prodhimit të turbinave, edhe në botë ka pak kompani që prodhojnë turbina dhe rotorë. Kosova ka ekspertë të mirë për mirëmbajtje të termocentraleve, por jo ekspertë të turbinave dhe rotorëve”, tha Krasniqi në InfoMagazinë.

Shpërndaje në: