Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit

Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarët e KE-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren.

Në këtë takim përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat, strategjinë e re të futbollit dhe digjitalizimin, derisa e mbështeten edhe mbajtjen e Kuvendit të Punës nëpërmjet platformës online.

Drejtuesit e FFK-së më pas kanë qëndruar edhe në komunën e Dragashit, ku u pritën nga nënkryetari Selami Sahiti me strukturat e tjera të komunës, derisa më pas vizituan klubet dhe infrastrukturën sportive të kësaj komune.

Me këtë rast u arrit pajtueshmëria që të ndihmohet kjo komunë  me 36 fshatrat e saj me projekte të ndryshme për fëmijët dhe klubet e kësaj ane.

Presidenti Ademi theksoi se FFK nuk do ta lë asnjëherë anash këtë komunë, pasi ajo është pjesë e rëndësishme dhe piktoreske e Kosovës me shumë talente të futbollit.

Njëherësh, ai ftoi drejtuesit e kësaj komune që të angazhohen edhe me MKRS-në për realizimin e projekteve të përbashkëta, e që për qëllim kanë ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë që ata ta shfaqin talentin e tyre në sport, e veçmas në futboll.


Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Rasti i Banjskës, prokurori Abazi: Nuk ishte i izoluar, kishte qëllim terrorist

rokurori Naim Abazi, ka dhënë sot fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tre të akuzuarve…

Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka treguar që negociatat për zgjedhjen e presidentit…

Caktohen çmimet tavan për sot, kaq është një litër naftë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale…

Nis seanca për rastin Banjska, sot jepen fjalët përfundimtare

Ka filluar seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe…

Biznesmen apo trajner më i mirë? Simeone i zotëron 180 apartamente dhe 7 vila

Trajneri i Atletico Madridit prej 15 vitesh po dëshmon se është një investitor i shkëlqyer…

Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK`së, Komisioni nis intervistat

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së është mbledhur…

Maliqi: Kohën që e ka në dispozicion për president, Kurti po e shfrytëzon duke i kapur institucionet e pavarura

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se kohën që Albin Kurti e ka…

Flutura Kusari: Kandidatët për RTK u ftuan natën vonë për intervistë, niveli i tyre jashtëzakonisht i ulët

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar ashpër ndaj procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të…