Dreshaj kërkon formimin urgjent të një Task – Force për situatën e rëndë në vend

Dreshaj kërkon formimin urgjent të një Task – Force për situatën e rëndë në vend

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në fjalën e tij gjatë seancës ku po debatohet rreth veprimeve të Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC, ka thënë se gjendja energjetike në vendin tonë është në situatë të rëndë.

‘Kostoja në rritje për energji rrezikon, bizneset, amvisërinë dhe mirëqenien familjare. Kjo përkthehet me më shumë varfëri, dhe më pak jetë të mirë’, theksoi ai.

Dreshaj tha se dy termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe me kosto të lartë të mirëmbajtjes.

‘Nuk kemi teknologji të mjaftueshme dhe jemi të varur nga tregu rajonal energjetik. Kot ne mundemi të bisedojmë për zhvillim kur kemi jostabilitet në energji. Qeveria duhet të ketë një plan efektiv për të dalë nga kjp gjendje.

‘Duhet të investohet në energji të ripërtrishme. Është koha që qeveria të krijojë një Taskforcë e cila ekskluzivisht të mirret vetëm me hartim të politikave për resurse alternative si dhe në energjinë e ripërtrishme’, përfundoi Dreshaj.

Shpërndaje në: