Drita-Prishtina: Finale spektakolare e Superskupës në Antalia, tre gola në pjesën e parë

Drita-Prishtina: Finale spektakolare e Superskupës në Antalia, tre gola në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Kosovës, e cila për herë të parë po zhvillohet në Antali mes Dritës dhe Prishtinës.

Kryeqytetasit janë duke avancuar 2-1 pas këtij intervali, me llogarinë e golave që u hap pas vetëm tre minutave lojë.

Endrit Krasniqi krosoi në zonë nga një këndore e shkurtuar, për ta gjetur kokën e Qëndrim Zybës i cili për mrekulli devijoi topin në rrjetë.

Vetëm katër minuta më vonë, Kastriot Rexha barazoi për Dritën, pasi shfrytëzoi një gabim të tmerrshëm nga portieri prishtinas, Haxho, i cili nuk arriti ta kontrollojë një goditje qëndrore.

Prishtina riktheu epërsinë në minutën e 22-të, duke qëlluar përmes Besnik Krasniqit i cili realizoi nga penalltia.

Drita 1-2 Prishtina pas 45 minutave të parë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: