Driton Kuka i inspiruar nga fjalimi i fuqishëm nga Jakup Krasniqi në Hagë: Në mendjen time po jehojnë fuqishëm ato fjalë
Jakup Krasniqi ditën e djeshme dha një fjalim të fuqishëm nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po gjykohet për krime fantome gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ish-kryeparlamentari kosovar foli me emocion të jashtëzakonshëm, teksa në një moment edhe u përlot gjatë fjalimit nga karriga e të akuzuarit, shkruan Periskopi.
Dhe ky fjalim, njejtë si te gjithë populli shqiptar, ka mbetur në mendjen e trajnerit më të suksesshëm kosovar të të gjitha kohëve, Driton Kuka.
Me anë të një postimi në Facebook sot, ai potencon se është zgjuar i fuqishëm duke mbajtur në mendje fjalët e Krasniqit.
Shikoni më poshtë postimin e tij. /Periskopi.com/




