Duan shtesa në paga: Protestë nga pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Duan shtesa në paga: Protestë nga pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Një protestë është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Të unifromuar janë duke protestuar pjesëtarë të shumtë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës deklaruan se sindikata nuk mbajti premtimin që SHKK të përfshihet në shtesat mbi pagën bazë sipas ligjit për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Sadat Murturi nga kjo sindikatë tha se kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.

“Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: