Duka ia uron vetes ditëlindjen dhe i jep vetes komplimente për punën në futbollin shqiptar

Duka ia uron vetes ditëlindjen dhe i jep vetes komplimente për punën në futbollin shqiptar

Armand Duka ka sot ditën e lindjes.

Dhe për këtë ka vendosur të urojë veten me anë të një postimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas së cilës, duhet t’i jemi mirënjohës Dukës për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen president Armand Duka!

Familja e madhe e futbollit ju uron shumë vite të lumtura.

Mirënjohje e pamatë për kontributin tuaj në zhvillimin e futbollit në Shqipëri”, thuhet në urim.

Shpërndaje në: