Dukagjini shënon fitore minimale ndaj Feronikelit – Shabani vendos sfidën me një super gol

Dukagjini shënon fitore minimale ndaj Feronikelit – Shabani vendos sfidën me një super gol

Dukagjini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Feronikelit.

Në duelin e dy skuadrave të fundit në tabelë, Dukagjini ka mposhtur Feronikelin me rezultat minimal 1:0, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll pa gola, kurse për momentin vendimtar të takimit duhej pritur deri në minutën e 75’.

Ishte Bujar Shabani ai që i dha epërsinë Dukagjinit, me një super gol të realizuar.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon tani në kuotën e 14 pikëve, kurse Feronikeli mbetet me 10 pikë në pozitën e fundit në tabelë. /Periskopi/

Shpërndaje në: