Dy mijë vetura përfundojnë në oqean, mes tyre edhe modele luksoze

Dy mijë vetura përfundojnë në oqean, mes tyre edhe modele luksoze

Më shumë se 2000 vetura, përfshirë disa luksoze, me vlerë të madhe, kanë përfunduar në fund të Atlantikut pasi një anije që po i bartte u fundos në brigjet e Francës javën e shkuar.

Anija e mallrave “Grande America” po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion të fundit Brazilin.

Në mesin e shumë veturave të fundosura, ishin edhe modele ekskluzive të Porsches si 911 GT2RS.

Kjo anije po bartte edhe modele tjera të famshme si Audi A3, A5, Q7, RS4 dhe RS5.

Shpërndaje në: