Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor rasti i parë ka ndodhur rreth orës 01:45, pas mesnate, në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, rreth ores 14:00, kur edhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktimës dhe të dyshuarit  u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Rastet e dhunës në familje, krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit janë rritur.

Që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator janë raportuar 1 mijë e 374 raste.

Shpërndaje në: