Dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Siç u raportua në media, fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili.

Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Pikërisht për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar Prokurorinë në Pejë.

Përmes një përgjigjeje për Periskopin, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë ka thënë se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit, që është në këtë rast xhudisti, Akil Gjakova.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të vepres penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij“, ka thënë për Periskopin Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë.

Xhudisti Akil Gjakova është një nga sportistët më të famshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar shumë medalje ndërkombëtare./Periskopi

Dyshimet për dhunë ndaj gruas, Akil Gjakova deklarohet: S’po kam qef me folë…

Raportimet për dhunë në familje nga xhudisti Gjakova, avokati i tij: Ajo po i bën zullum

Shpërndaje në: