Dyshohet se një 25 vjeçare ka kryer vetëvrasje në Prishtinë

Dyshohet se një 25 vjeçare ka kryer vetëvrasje në Prishtinë

Një 25 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prishtinë më konkretisht në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili u shpreh se së bashku me prokurorinë janë duke e hetuar rastin e që elementet e para të shpien drejt vetëvrasjes.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, tha ai

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai.

Shpërndaje në: