E çuditshme: Vladimir Putin lahet në gjak të drerëve, ja arsya pse
Presidenti rus, Vladimir Putin sipas një tradite ruse lahet në gjakun e drerëve për shkak se kjo gjë sipas tyre ndihmon potencën tek meshkujt, transmeton Periskopi.
Gjatë një vizite të fundit që ai e ka bërë në malet e Altai’t, presidenti rus therri shumë drerë dhe mori 70 litra gjak në mënyrë që të përgatiste banjon për veten e tij, shkruajnë mediet ruse. Gjithashtu thuhet se Dmitry Medvedev e bën të njëjtin trajtim.
Putin në dekadën e fundit ka vizituar malet Altai disa herë, dhe për të vetmen arsye për të therrur drerë të shumtë dhe që t’u merrte gjakun. Kjo praktikë e tij është dënuar fuqishëm nga shumë organizata botërore dhe është cilësuas si “akt barbar”./Periskopi/



