E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Bresje

E dhimbshme:  Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Bresje

Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën një të riu nga Podujeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjete sociale.

I riu Herolind Restelica vdiq pas një aksidenti që ndodhi të shtunën.

“Më datën 25.10.2025, pas një aksidenti ndërroi jetë nipi ynë, Herolind Musaj Restelica”, thuhet në njoftimin e një familjari.

Ata kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet më vonë./Periskopi/

Shpërndaje në: