E dhimbshme për Kosovën, Maqedonia e Veriut siguron Kampionatin Evropian – mposht Gjeorgjinë në finale

E dhimbshme për Kosovën, Maqedonia e Veriut siguron Kampionatin Evropian – mposht Gjeorgjinë në finale

Maqedonia e Veriut ka siguruar pjesmarrjen në Kampionatin Evropian ‘Euro 2021’, pasi mposhti Gjeorgjinë në finalen e playoffit kualifikues.

Maqedonasit, përndryshe, në gjysmëfinale kishin triumfuar kundër Kosovës me rezultat 2-1, për ta siguruar finalen pastaj me Gjeorgjinë, e cila mposhti Bjellorusinë në ndeshjen tjetër.

Sidoqoftë, maqedonasit sonte triumfuan 1-0 kundër Gjeorgjisë, me golin e vetëm që e shënoi Goran Pandev në minutën e 56-të.

Kështu, Maqedonia e Veriut bëhet Kombëtarja e fundit që siguron biletën për ‘Euro 2021’. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: