E dhimbshme: Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

E dhimbshme: Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

Një futbollist 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur të dielën në një aksident tragjik në Gjermani, njofton klubi i tij.

VfL- Ulm 1905 Fußball – klubi nga liga amatore në Gjermani – njoftoi në Facebook se Jetëlir Hasani nga Prishtina humbi jetën në një aksident trafiku të dielën.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga vetë familja Hasani.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Shpërndaje në: