E filloi duke shënuar gola, dhe përfundoi duke i mbrojtur ato – historia e veçantë e portierit të Kosovës U-21
E fillon duke shënuar gola, dhe përfundoi duke i mbrojtur ato – është kjo një nga historitë më të veçanta që keni dëgjuar e për protagonist është portieri i Kosovës U-21, David Nreca Bisinger, transmeton Insporti.
Një karakteristikë tjetër e tij është se ka dy emra dhe dy mbiemra, pasi nëna e tij është nga Gjakova kurse babai i tij është gjerman.
”David Ndreca është një djalë shumë familjar, i cili e dashuron futbollin dhe ka dëshirë të luajë për Kombëtaren e Kosovës. Ëndrra ime është që të jem një nga portierët më të mirë në qarkullim”, tha Nreca në një intervistë për Dukagjinin.
”E nisa karrierën tim në fshatin tim të lindjes, e fillova si sulmues dhe më pas vendosa të bëhem portier”.
”Jam shumë krenar që luaj për Kosovës dhe dëshiron t’i mbrojë sa më mirë këto ngjyra”, përfundoi rrëfimin 18-vjeçari, i cili luan në ligën e katërt të Gjermanisë.



