E gjithë mbrojtja e Liverpoolit e lënduar, dëmtohet edhe mesfushori kryesor i skuadrës

E gjithë mbrojtja e Liverpoolit e lënduar, dëmtohet edhe mesfushori kryesor i skuadrës

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar se Jordan Henderson u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Belgjikës pasi pati një shtrëngim, derisa vazhdojnë problemet e mëdha të Liverpoolit me lëndime.

Kapiteni i ‘Të Kuqve’ u zëvendësua nga Harry ëinksi pas pjesës së parë, derisa ‘Tre Luanët’ u mposhtën 2-0 nga belgët, transmeton Periskopi.

Pas ndeshjes, Southgate konfirmoi se Henderson nuk luajti në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi, por nuk ishte i sigurtë rreth seriozitetit.

Humbja e Hendersonit do të ishte një goditje e madhe për Liverpoolin, skuadër e cila më herët mori lajmin se Andy Robertson ishte dëmtuar në ligamente në fitoren e Skocisë kundër Serbisë, të enjten.

Klopp gjithashtu nuk mund të llogarisë në shërbimet e Virgil van Dijkut, Joe Gomezit, Trent Alexander-Arnoldit.

Ndër të tjerash, Mohamed Salah gjithashtu mungon në fundjavë kundër Leicesterit për shkak se doli pozitiv me Covid-19, me Thiago Alcantaran dhe Alex Oxlade-Chamberlanin që poashtu me shumë gjasë do të mungojnë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: