E jashtëzakonshme, 16 lojtarë të Barcelonës do të luajnë në Kupën e Botës në Katar

E jashtëzakonshme, 16 lojtarë të Barcelonës do të luajnë në Kupën e Botës në Katar

Kampionati Botëror fillon me datë 20 nëntor dhe do të zhvillohet deri me 18 dhjetor.

Një statistikë shumë interesante është ajo se në Kupën e Botës Katar 2022 do të jenë 16 lojtarë të Barcelonës, diçka që pothuajse nuk është parë asnjëherë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky domosdoshmërisht është edhe një rekord i klubit katalunas, edhe pse në vitin 2010 poashtu kishte një numër të madh futbollistësh, 14.

Janë tetë kombëtare që do të kenë lojtarë të Barçës në skuadrat e tyre, me të përzgjedhurit që janë: Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Ansu Fati (Spanjë). Kounde dhe Dembele (Francë); De Jong dhe Memphis (Holandë); Ter Stegen (Gjermani), Araujo (Uruguai), Christensen (Danimarkë), Lewandowski (Poloni) dhe Raphina (Brazil).

Shpërndaje në: