E konfirmon FFK: Bernard Challandes pozitiv me Covid-19

E konfirmon FFK: Bernard Challandes pozitiv me Covid-19

Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv, njofton FFK, transmeton Periskopi.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Shpërndaje në: