E mban fjalën Fadil Nura: Për herë të parë Skënderaji bëhet me aparat mamografik

E mban fjalën Fadil Nura: Për herë të parë Skënderaji bëhet me aparat mamografik

Për herë të parë në histori të komunës së Skenderajt, sot është bërë fotografimi i gjirit tek një paciente, pas funksionalizimit të aparatit të mamoggrafisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famlijare.

Kjo u bë e mundur falë përkushtimit dhe angazhimit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili më të marrë detyrën e kryetarit, ka vënë prioritet sistemin shëndetësor, përkatësisht vënien në funksion të aparaturës së mamografisë.

Përveç mamografit, është mundësuar funksionalizimi edhe shërbimi i rëntgen dhe ai i fotografimit të dhëmbëve dhe nofullës me pajisjen e Ortopanit.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, është shprehur i lumtur që është arritur për herë të parë të ofrohet shërbimi pa pagesë i mamografisë.

“Tri këto pajisje mjekësore që kanë kosto rreth 120 mijë euro, nga sot vihen në shërbim të qytetarëve, pa pagesë, për të kryer shërbimet për të cilat ata kanë nevojë”, ka thënë kryetari Nura.

Para se të bëhet e mundur kjo, për një fotografim mamografik qytetarët përkatësisht pacientet kanë paguar nga 80 deri në 100 euro tek spitalet dhe ordinancat private.

Qeverisja e kryetarit Nura e ka në prioritet shëndetësinë, çka u vërtetua edhe sot, por edhe me veprime të tjera më herët.

Shpërndaje në: