E pabesueshme: Kryeministri Kurti thotë se rryma është shumë e lirë në Kosovë

E pabesueshme: Kryeministri Kurti thotë se rryma është shumë e lirë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës edhe për krizën energjetike në Kosovë.

“Ne në mbledhjen e fundit të qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike që po na troket në derë. Por, ne jemi të fundit që po na prek kriza… çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme derisa paguajmë vetëm 7 cent për kilovatë në orë.” – u shpreh fillimisht ai.

“Ta zëmë, sot në ora 9 në mëngjes kemi qenë duke prodhuar me kapacitet të plotë me 760 megavatë… ndërsa konsumi ka qenë 1113 megavatë. Pra, konsumi është tejet i madh. Por, po konsumojmë qe besa edhe sepse energjia elektrike është lirë.” – tha z. Kurti, përcjell Periskopi.

Kryeministri Kurti më herët kishte qenë shumë kritik ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. /Periskopi

Shpërndaje në: