E pabesueshme: Vuçiq qorton Amerikën e BE-në edhe pse u përkëdhel në reagimet e djeshme

E pabesueshme: Vuçiq qorton Amerikën e BE-në edhe pse u përkëdhel në reagimet e djeshme

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë mbrëmjes së kaluar ka qortuar ashpër ambasadorët e Quintit për reagimet që kanë bërë pas operacionit të njësisë speciale të Kosovës në veri të vendit.

ShBA-të dhe BE-ja reaguan ashpër duke iu kërkuar të dyja palëve që t’i ulin tensionet dhe t’i ndalin veprimet e njëanshme.

Reagimet e ShBA-ve dhe BE-së nuk u pritën aspak mirë në Kosovë, ku opinionistët dhe politikanët u shprehën të pakënaqur me trajtimin përkëdhelës që po i bëhet Serbisë, përcjell Periskopi.

Por, megjithëse Serbia po merr trajtim përkëdhelës përkundër agresivitetit diplomatik e politik, presidenti i këtij vendi vazhdon të jetë i pakënaqur.

“Më është bërë boll me ato apele për të dyja palët. Pyes ata që çdo ditë i bëjnë apele të dyja palëve: “Çka ka bërë Serbia një-anshëm, si i kemi sulmuar ata, si i kemi kërcënuar, çka kemi bërë kundër tyre? Por, në vend të na thoni neve që s’i respektojmë si shtet, s’mund ta thoni asnjë veprim të njëanshëm nga Serbia,” u shpreh Vuçiq me qortim në Beograd.

Ai ka paralajmëruar masa të reja ekonomike dhe politike, ndërkohë që kryeministri Kurti së fundi në Tiranë ri-premtoi se do ta vendoste masën e reciprocitetit të plotë tregtar, politik e ekonomik ndaj Serbisë. /Periskopi

Shpërndaje në: