E papritur: Mediet serbe kanë mëshirë ndaj skandalit të Flora Brovinës

E papritur: Mediet serbe kanë mëshirë ndaj skandalit të Flora Brovinës

E vërteta për fotografinë e publikuar sot nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka mbërritur tashmë në Serbi.

Mediat serbe po tallen me një gjë të tillë me Novostin që në ballinë pyet ironikisht “Ushtarët serbë përdhunuan nga Iraku?” ndërsa në fotografi shfaqet pikërisht zonja Brovina, shkruan Periskopi.

Gazeta tjetër Alo po ashtu tallet me atë që ndodhi në parlamentin e Kosovës, duke marrë shkas që të sulmojë edhe idenë e Kuvendit të Kosovës për të kërkuar tribunal ndërkombëtar për krimet e kryera nga serbët.

B92 citon portalin Telegrafi se nga kërkimet në Google del që fotografitë e ndara nga Brovina linin dyshimin se skena nuk ndodhte në Kosovë por në Irak. Më tej, është përmendur edhe reagimi i ashpër i akterëve politikë e socialë kundër publikimit të asaj fotografie.

Marrë parasysh titujt senzacionalë e të padrejtë që bëjnë shpesh, deri tash mund të konsiderohet që reagimet e tyre ishin më të kursyera, ndoshta sepse në pyetje ishte një çështje delikate dhe për të cilën veçse ekzistojnë prova të shumta. /Periskopi

Shpërndaje në: