E përçudshme: Ekipi i Ligës së Dytë angleze kërkon të nënshkruajë me futbollistë majtak
Lionel Messi, Antoine Griezmann, Mohamed Salah dhe Gareth Bale kanë një gjë të përbashkët. Të gjithë luajnë me këmbën e majtë.
Vetëm 20 përqind e popullsisë së botës janë majtak, sipas statistikave, kështu që është mjaft qesharake që njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave është pjesë e asaj pakice.
Por Port Vale i ‘League Two’ në Angli po kërkon të nënshkruajnë me lojtarë të majtë si pjesë e një skeme për të zbuluar Anthony Gardnerin, Steve Guppyn ose Lionel Messin, transmeton Periskopi.

Port Vale do të mbajnë “Ditën e Identifikimit të Talenteve të Majtë” të mërkurën më 17 prill, ku lojtarët që luajnë me këmbën e majtë nga mosha 7 dhe 14 vjeç do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre, dhe më të mirët do të inkuadrohen në Akademinë e Klubit.
Klubi ka bërë një letër gati për të gjithë aplikantët, ku i kërkohet pesha, gjatësia, pozicioni dhe gjitha atributet e tij për futbollin. /Periskopi/



