E përçudshme: S’ka ulëse për gazetarët sportivë, FFK-ja i lë ata në dysheme

E përçudshme: S’ka ulëse për gazetarët sportivë, FFK-ja i lë ata në dysheme

Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka treguar aspak respekt për gazetarët e sportit, të cilët janë duke e përcjellë kuvendin e rregullt të punës të FFK-së.

Siç tregojnë fotot e dërguara nga salla ku FFK po prezanton të arriturat e saj për vitin 2018/2019, gazetarëve nuk u janë siguruar ulëse, por ata janë detyruar që për të raportuar nga kjo mbledhje të ulen në dysheme.

Po ashtu, përveç ulëseve, gazetarëve u mungojnë edhe kushtet më elementare për të përcjell këtë ngjarje.

Ndërsa, delegatët dhe vëzhguesit në këtë kuvend janë rehatuar në karrige.


Shpërndaje në: